Tërhiqet nga Olimpiada/ Ylli amerikan habit me deklaratën: Koka ime ka demonë, duhet të luftoj me ta

Tërhiqet nga Olimpiada/ Ylli amerikan habit me deklaratën: Koka ime ka demonë, duhet të luftoj me ta

11:31, 28/07/2021

Simone Billes, gjimnastja e njohur nga Amerika, ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet me deklaratën e saj, e cila ishte e  pazakontë.

Ditën e sotme ajo njoftoi tërheqjen nga garat e “Tokio 2020”, duke thënë se demonët i kanë pushtuar kokën dhe ka ardhur momenti të kujdeset për shëndetin e saj.

“Nuk kam më besim te vetja ime. Nuk e di nëse ka të bëjë me moshën time, por jam më tepër nervoze. Dua të garoj sërish, por shoh që të tjerët argëtohen më shumë se unë.

Shoh që nuk argëtohem më si më parë. Koka ime ka demonë dhe duhet të luftoj me ta”, deklaroi gjimnastja 24-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco