Situatë e pazakontë në 'Tokyo 2020': Tentisti i njohur: Mund të vdes, nëse vdes, a do ta merrni ju përgjegjësinë?

Situatë e pazakontë në 'Tokyo 2020': Tentisti i njohur: Mund të vdes, nëse vdes, a do ta merrni ju përgjegjësinë?

10:48, 28/07/2021

Tenisti Daniil Medvedev ka pasur vështirësi të mëdha për ta përballuar nxehtësinë e madhe në Tokio, në meçin kundër italianit Fabio Fognini të mërkurën. Megjithatë, Medvedev e mposhti kundërshtarin e tij me 2:1 (6-2, 3-6, 6-2) në sete për t’u kualifikuar në çerekfinale të turneut olimpik të tenisit.

Madje, për një moment në “Ariake Tennis Park”, gjyqtari e pyeti Medvedevin nëse ishte në gjendje të vazhdonte meçin.

“Unë mund ta përfundoj meçin, por mund të vdes. Nëse vdes, a do ta merrni ju përgjegjësinë?”, ishte reagimi i Medvedevit. Për dallim prej Medvedevit që e përfundoi meçin, në konkurrencën e femrave, tenistja spanjolle Paula Badosa u tërhoq nga çerekfinalja kundër Marketa Vondrousovas për shkak të nxehtësisë. Badosa u largua nga fusha me karrocë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco