Barcelona sqaron arsyen përse u zëvendësua Rei Manaj me Depay

Barcelona sqaron arsyen përse u zëvendësua Rei Manaj me Depay

22:19, 24/07/2021

Katër gola pa mbushur as një ndeshje të plotë me Barcelonën.

Ky është bilanci mbresëlënës i Rei Manajt me katalanasit, me skuadrën e parë të të cilëve ka luajtur një pjesë loje në sfidën ndaj Gimnastik Terragonës dhe sot më pak se një pjesë loje ndaj Girona.

Sulmuesi shqiptar u detyrua sot të linte para kohe fushën e lojës, edhe pse ishte planifikuar të luante të gjithë pjesën e parë.

Ai bëri shenjë nga stafi mjekësor dhe pasi u konsultua me fizioterapistët e skuadrës, u kërkua zëvendësimi i tij i menjëhershëm.

Pas sfidës të mbyllur me shifrat 3-1 ku Manaj ishte autor i një goli, Barcelona nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpjeguar se pse Manaj ishte detyruar të largohej nga fusha.

“Rei Manaj u largua nga ndeshja në pjesën e parë për shkak të një dhimbje koke”, shkruan klubi katalanas në rrjetet sociale.

Me sa duket Manaj kishte marrë një goditje në kokë gjatë një dyluftimi dhe kishte pësuar tronditje për momentin. Ndaj ishte menduar që të mos rrezikohej më shumë.

Kjo ishte arsyeja pse ai u zëvendësua menjëherë nga stafi teknik, duke i lënë vendin në fushë Memphis Depay.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco