Kur do të zhvillohet përballja finale mes Distria Krasniqit dhe xhudistes japoneze?

Kur do të zhvillohet përballja finale mes Distria Krasniqit dhe xhudistes japoneze?

11:27, 24/07/2021

Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Xhudistja e Kosovës ka arritur që ta mund mongolezen Urantsetseg Munkhbat në gjysmëfinale.

Distria e nisi këtë aventurë me brazilianen Gabriela Chibana, të cilën e mposhti pa asnjë problem.

Më pas, ajo e mposhti edhe kinezen Chen Hao Lin me Ippon për 20 minuta.

Ndërkaq, në gjysmëfinale, Distria Krasniqi e mposhti Urantsetseg Munikhbatin për t’u kualifikuar në finale.

Me kualifikimin në finale, Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës.

Ndryshe, në finale, ajo do të përballet me japonezen Funa Tonaki.Përballja finale do të zhvillohet nga ora 11:25.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco