Filip Najdovski, titullari i bardhebluve pëson dëmtime në gju

Filip Najdovski, titullari i bardhebluve pëson dëmtime në gju

11:01, 24/07/2021

Filip Najdovski është problemi kryesor i Tiranës.

Lojtari është dëmtuar dy ditë më parë në stërvitje. Më saktë, lojtari ka pasur një problem në gju, ndërsa ka vënë në alarm stafin e Tiranës.

Lojtarit i është bërë një rezonancë magnetike në gju.

Pritet me padurim përgjigjja, ndërsa bardheblutë shpresojnë që gjërat të shkojnë mirë për mbrojtësin.

Nëse shihet një dëmtim serioz, Tiranës i duhet me doemos një mbrojtës tjetër.

Kujtojmë që Najdovski është një nga lojtarët titullarë të bardhebluve.

Ai ka një sezon te Tirana dhe paraqitja ka qenë shumë e mirë si në Europë, por edhe në ndeshjet e kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

BĂ«je LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco