Përurohet shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

Përurohet shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

18:41, 23/07/2021

Është bërë përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit, pikërisht në ditëlindjen e 61-të të legjendës.

Kjo ceremoni u bë nën organizim dhe protokoll të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport para hyrjes zyrtare të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Zbulimin e shtatores e kanë bërë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe familja Vokrri.Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore. 

Ndërkaq, pas ceremonisë së zbulimit të shtatores, nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, po zhvillohet turneu me rastin e ditëlindjes së Legjendës, Fadil Vokrri. 

Në ndeshjen e parë, e cila fillon në ora 19:00 do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Legjenda, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas në fushën e gjelbër do të zbresin disa prej emrave më të shquar të futbollit mbarëkombëtar, pasi do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco