Kombëtarja e futsallit në turneun e Tajlandës

Kombëtarja e futsallit në turneun e Tajlandës

17:40, 23/07/2021

Kombëtarja e Kosovës në futsall ndodhet në Tajlandë, ku do të marrë pjesë në turneun kontinental të futsallit, e ku marrin pjesë edhe Uzbekistani, Tajlanda, Mozambiku, Irani, Egjipti, Taxhikistani dhe Lituania.

Të përzgjedhurit e trajnerit Arben Simitçiu tashmë kanë zhvilluar dy stërvitje në Bangkok, derisa nesër do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë në kuadër të Grupit A kundër Uzbekistanit, e cila do të luhet të dielën në orën 15:00.

Ndërkaq, dy ndeshjet e tjera në grup Dardanët e futsallit do t’i luajnë kundër Tajlandës, më 26 korrik dhe kundër Mozambikut, më 27 korrik.

Përzgjedhësi Simitçiu ka folur për faqen zyrtare të FFK-së në lidhje me këtë turne dhe është shprehur optimistë për paraqitje dinjitoze. “Si unë, ashtu edhe lojtarët po e presim me padurim fillimin e këtij turneu. Jemi duke i bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë kundër kombëtares së Uzbekistanit. Kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë, që është pjesëmarrës i Kampionatit botëror në Lituani, si dhe një prej kombëtareve favorite për ta fituar këtë turne bashkë me Tajlandën si dhe Iranin.

Sidoqoftë, neve na nevojitet eksperienca në turne të tilla dhe pa dyshim se me kundërshtarë të tillë të fortë fiton edhe më shumë eksperiencë.

Besoj se ashtu sikurse në miqësoret kundër Holandës, edhe në këtë turne do t’i befasojmë të gjithë me paraqitje të mira”, ka thënë Simitçiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco