Gol dhe penallti e humbur, Uzuni protagonist i Ferencvaros në Champions League

Gol dhe penallti e humbur, Uzuni protagonist i Ferencvaros në Champions League

08:15, 21/07/2021

Myrto Uzuni gjen golin e katërt në këtë sezon të Champions League-s.

Sulmuesi beratas, pjesë e Ferencvarosit në Hungari, pasi i shënoi tre gola Prishtinës në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues, e gjeti rrjetën edhe kundër Zalgiris, në “Groupama Arena” në Budapest, me vendasit që fituan 2-0.

26-vjeçari realizoi golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 25-të, pas një pasimi të saktë të marrë nga Mmaee.

Nguen i dha epërsinë e dyfishtë Ferencvarosit në të 39-tën, ndërsa në minutën e dytë shtesë, Uzuni humbi penalltinë që do ta çonte rezultatin 3-0.

Gjithsesi, edhe me 2-0 Ferencvarosi mbetet favorit për të vijuar më tej aventurën në Champions.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco