Roma nuk mund ta prezantojë Mourinho-n në 'Colosseu' para tifozëve

Roma nuk mund ta prezantojë Mourinho-n në 'Colosseu' para tifozëve

21:25, 24/06/2021

Roma kishte dëshirë të organizonte një ceremoni madhështore për të prezantuar trajnerin e ri Jose Mourinho në Colosseun e famshëm, por për shkak të pengesave burokratike, autoritetet e qytetit nuk u dhanë atyre mundësinë.

Ish-strategu i Interit, Chelsea, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham Hotspur u emërua trajneri i ri i verdhekuqëve dy muaj më parë, ku zëvendësojë Paul Fonsecan.

Kontrata e Mourinhos fillon zyrtarisht më 1 korrik dhe sipas “Il Tempo”, plani i klubit romak ishte ta prezantonte atë para tifozëve në Coloseun- ndërtesa më e famshme e mbetur nga Roma e lashtë.

Një mundësi tjetër ishte Trinita dei Monti, një kishë e Rilindjes pranë Shkallëve Spanjolle, por autoritetet lokale refuzuan kërkesën, duke i detyruar drejtuesit e Romës të kërkonin një vend tjetër.

Edhe pse nuk është konfirmuar, duket se eksperti portugez mund të prezantohet në stadiumin Olimpico, pasi tifozët tashmë lejohen të zënë 25 përqind të kapacitetit në tribuna.

Roma pritet të prezantojë Mourinho si trajnerin e ri midis 4 dhe 6 korrikut, ndërsa sezoni i ri i Serie A fillon më 22 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco