Lovren: Brozovic? Nuk e kuptoj se si mundi të hajë dy kg sallam para finales së Kupës së Botës

Lovren: Brozovic? Nuk e kuptoj se si mundi të hajë dy kg sallam para finales së Kupës së Botës

20:30, 24/06/2021

Kroacia arriti një sukses historik në vitin 2018 duke shkuar në finalen e Kupës së Botës ku u mund më pas nga Franca me rezultatin 4-2.

Mbrojtësi Dejan Lovren ka treguar një episod qesharak me shokun e skuadrës Marselo Brozovic. Lovren u shpreh se mesfushori i Interit hëngri para finales 2 kile sallam, dy briosh dhe piu Coca-Cola, ndërkohë që vrapo 15 kilometra në fushë. Kjo gjë e habiti tej mase mbrojtësin kroat, i cili ndër të tjera u shpreh:

‘’Para finales së Kupës së Botës, Brozovic hëngri dy kile sallam, dy briosh, dhe piu Coca-Cola. Më pas vrapoi 15 kilometra pa problem. Kur e pyeta si mundi ta bënte, ai më tha “sallam, sallam “. Nëse do të haja diçka të tillë, do të kisha humbur vetëdijen për katër ditë”, tha Lovren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco