VIDEO/ Feston 34 vjetorin, shokët e kombëtares surprizojnë Leo Messin

VIDEO/ Feston 34 vjetorin, shokët e kombëtares surprizojnë Leo Messin

17:54, 24/06/2021

Lionel Messi mbush sot 34 vjeç. Pavarësisht se e kishin mendjen në ndeshjen kundër Bolivisë, e cila mund t'i siguroi vendin e parë në Grupin A të Copa America, Kombëtarja e Argjentinës ndaloi aktivitetet e tyre për të përshëndetur numrin '10'. Disa futbollistë shkuan në dhomën e tij për ta zgjuar dhe për t'i kënduar urimin tradicional “Gëzuar ditëlindjen”.

Në videon e publikuar në Instagramin e lojtarit të Barcelonës, ​​shihen lojtarët argjentinas që ndezin dritën në 'dhomën e Leos' dhe fillojnë të këndojnë këngën. Disa iu afruan për t’i bërë një dhuratë.

Pas festës së vogël, Sergio 'Kun' Aguero u kërkoi të gjithëve që "të dilnin nga dhoma e tyre", pasi ai donte të flinte. "Ju nuk i dhuruat asgjë", e kujtoi Nicolas Otamendi. "Është e vërtetë", u përgjigj Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco