'Kam kohë që dua ta them, jam gay'/ Sportisti amerikan thyen tabunë!

'Kam kohë që dua ta them, jam gay'/ Sportisti amerikan thyen tabunë!

10:41, 22/06/2021

Nuk ka qenë e thjeshtë, për Carl Nassib, videoja e postuar pak orë më parë. “Përshëndetje, jam Carl Nassib, jam këtu në shtëpinë time dhe po marr një moment për t’iu thënë se jam gay. Do kisha dashur ta thosha më parë, por tani ndihem më komod”.

Një e vërtetë që Nassib e ka mbajtur të fshehur gjatë gjithë kohës, në 6 sezonet si profesionist në NFL, kampionatin e futbollit amerikan. Ai është atleti i parë profesionist në këtë kampionat që deklarohet hapur si gay, në një sport që shihet tradicionalisht si një ”simbol” i forcës burrërore.  

Nassib, që luan me Las Vegas Raiders, shpjegoi gjatë postimit të tij në Instagram se vendimi nuk ka të bëj aspak me synimin e popullaritetit, por për të dhënë një mesazh të fortë. “Mendoj se përfaqësimi dhe vizibiliteti janë elemente shumë të rëndësishme”, deklaroi ai, pasi dhuroi edhe 100 mijë dollarë për një shoqatë si Trevor Project, që parandalon rastet e vetëvrasjes tek të rinjtë e komunitetit LGBTQ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco