Ronaldo barazon rekordin historik të Miroslav Kloses

Ronaldo barazon rekordin historik të Miroslav Kloses

22:48, 19/06/2021

Gjermania fitoi 4-2 në përballjen ndaj Portugalisë në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Europian.

Por sot është një ditë e veçantë për Cristiano Ronaldon i cili shënoi golin e avantazhin të luzitanëve në minutën e 15’.

Me këtë gol 36- vjeçari, barazoi rekordin e Miroslav Klose për më shumë gola të realizuar në histori të dy kompeticioneve të mëdha Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian nga futbollistët evropian.

Portugezi, në histori të këtyre kompeticioneve pasi ka realizuar 19 gola, aq sa ka edhe Miroslav Klose, 18 i ka shënuar Gerd Muller, 16 Jurgen Klinsmann, dhe 14 Michel Platini.

Megjithëse është 36 vjeç, Ronaldo po shkëlqen duke vazhduar të thyejë rekorde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco