Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë mes Anglisë dhe Skocisë e vlefshme për Grupin D në Kampionatin Europian.
Ndeshja nisi më mirë për anglezët që patën disa raste të mira shënimi me anë të Harry Kane dhe Raheem Sterling, që nuk i konkretizuan rastet e tyre. Edhe Skocia pati disa goditje, por u pritën nga portieri anglez Jordan Pickford.
Të dyja Kombëtaret sulmuan por pa arritur të realizojnë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë pritet një ndeshje edhe më e mirë, pasi të dy skuadrat duhet të reagojnë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: