Ibra operohet në gju, ja kur pritet të kthehet në fushat e lojës

Ibra operohet në gju, ja kur pritet të kthehet në fushat e lojës

19:17, 18/06/2021

Dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic në transfertën ndaj Juventusit në maj ishte shumë më i rëndë nga sa dukej dhe i kushtoi gjigantit suedez jo vetëm mungesën në Europian, por edhe një operacion që pritet ta mbajë edhe për disa muaj jashtë fushave.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Milanit pasditen e sotme nëpërmjet një komunikate, ku sqaron se sulmuesi 39-vjeçar ka kryer një operacion në gjurin e majtë, në një klinikë të specializuar të Romës dhe tani ka nisur fazën e rehabilitimit.

Sipas mediave italiane Ibra pritet të kthehet në fushën e lojës në mes të muajt gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco