Lajm fantastik/ Eriksen del nga spitali, viziton shokët e ekipit

Lajm fantastik/ Eriksen del nga spitali, viziton shokët e ekipit

18:36, 18/06/2021

Një lajm i shkëlqyer për Christian Eriksen. Mesfushori danez pësoi arrest kardiak fundjavën e kaluar gjatë ndeshjes kundër Finlandës (1-0, dita e parë e grupit B të Euro 2020), dhe pas ndërhyrjes së mjekëve në fushë ai u dërgua në një spital të Kopenhagenit

Image

Mesfushori danez, i cili ishte pajisur me një defibrilator, është lejuar të largohet nga spitali, tha Federata Daneze e Futbollit në një deklaratë.

Pasi vizitoi partnerët në qendrën e trajnimit, Erisken u kthye në shtëpi. Numri 10 danez shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë ata që i dërguan mesazhe mbështetjeje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco