Santos: E pamundur të jesh favorit kundër Gjermanisë

Santos: E pamundur të jesh favorit kundër Gjermanisë

18:21, 18/06/2021

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Gjermanisë: "Portugalia ka filluar të fitojë respekt. Edhe më parë ishim të fortë, por kishte 4-5 skuadra që, megjithëse kishin një vlerësim të lartë për kombëtaren tonë, ata besonin se ishin më të fortë dhe gjithmonë mund të fitonin kundër nesh. Sot ata na respektojnë më shumë dhe nuk janë aq të sigurt.

Gjermania? Një ekip fantastik, me një grup të shkëlqyer dhe lojtarë dominues. Unë nuk kam frikë, por të mendoj se Portugalia mund të jetë më favorizuar ndaj Gjermanisë në shtëpinë e tyre është çmenduri. Nëse do ta bënim, do të ishim shumë afër humbjes.

Ndeshja kundër Francës? Ekipi i Deschamps mbrojti mirë, ulët dhe kompakt duke përdorur kundërsulmin. A mund të motivojë prania e publikut Cristiano Ronaldo? Shpresoj që tifozët të motivojnë të gjithë ekipin, jo vetëm CR7. Padyshim që jemi krenarë që e kemi, por ai nuk fiton i vetëm ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco