Zyrtare/ Kontratë 2 vjeçare, ish-trajneri i Spanjës merr drejtimin e skuadrës së La Liga-s

Zyrtare/ Kontratë 2 vjeçare, ish-trajneri i Spanjës merr drejtimin e skuadrës së La Liga-s

14:58, 18/06/2021

I lirë nga çdo kontratë që pas largimi nga Monaco në verën e vitit 2020 , Robert Moreno ka gjetur një ekip të ri për të drejtuar, këtë herë në La Liga. Tekniku spanjoll do të zërë vendin e Diego Martinez, i cili kishte bërë një punë shumë të mirë. Emri i Robert Moreno ishte përmendur prej disa ditësh në shtyp por lajmi u zyrtarizua këtë mëngjes nga Granada.

Image

Ish-trajneri i “La Roja-s” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ekipin spanjoll. Moreno, është i lidhur deri në verën e 2023, siç u njoftua nga klubi përmes njoftimit për shtyp. Pasi ka pasur një rol ndihmës te  Barcelona (2014-2017) dhe Celta Vigo (2013/2014 - 2017-2018), Moreno do të ketë përvojën e tij të parë si trajner i një ekipi të parë në La Liga.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco