Inzaghi e donte te Inter, futbollisti rinovon me Lazio-n

Inzaghi e donte te Inter, futbollisti rinovon me Lazio-n

14:35, 18/06/2021

Stefan Radu do të jetë pjesë e Lazio-s edhe për dy sezone të tjerë.

Sipas “SKY Sport”, mbrojtësi rumun i cili ishte dhe në orbitën e Interit të ri të Simone Inzaghit, ka rinovuar për dy sezone deri në vitin 2023.

34-vjeçari e njeh mjaft mirë trajnerin Inzaghi nga ku kanë punuar së bashku prej shumë vitesh tek skuadra kryeqytetase dhe ky i fundit e shihte rumunin si ideal për skemat e tij pasi Radu përshtatet mirë si në sistemin me 3 mbrojtës, por edhe në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë.

Radu ka përshkuar 13 vite me skuadrën bardhekaltër dhe gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 33 ndeshje ku ka dhuruar dhe 3 asist.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco