Qëndroi vetëm 23 ditë, Gattuso largohet nga Fiorentina pa debutuar ende

Qëndroi vetëm 23 ditë, Gattuso largohet nga Fiorentina pa debutuar ende

10:55, 17/06/2021

Aventura e Genaro Gattusos te Fiorentina mbyllet ende pa filluar.

Klubi nga Firence ka njoftuar zyrtarisht “divorcin” me trajnerin italian.

Ditën e djeshme mediat italiane raportuan se, Gattuso ka kërkuar në skuadër afrimin e dy lojtarëve, Noko Gonzales dhe Serxho Oliviera, të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez, i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.

Këtë veprim e ka kundërshtuar menaxheri i vjollcëve, Xhankarlo Antogoni, i cili e quan si konflikt të hapur interesi transferimin e dy lojtarëve të cilët përfaqësohen nga i njëjti agjent.

Kjo nuk është pritur mirë nga Gattuso, i cili ka vendosur të largohet, ndonëse u zyrtarizua në krye të Fiorentinës vetëm 23 ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco