Von der Layen: Me çertifikatën dixhitale në dorë, ajo njoftoi se po fillon një turne në vendet evropiane

Von der Layen: Me çertifikatën dixhitale në dorë, ajo njoftoi se po fillon një turne në vendet evropiane

11:12, 16/06/2021

Me telefonin e saj celular në dorë dhe certifikatën dixhitale në ekran përballë kamerave, Presidentja e Komisionit, Ursula Von der Layen njoftoi se po fillon turneun e saj në kryeqytetet Evropiane për Programin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.

''Para Pashkëve ne u premtuam Evropianëve se do të bënim gjithçka që ishte e mundur për t'i kthyer ata në normalitet kur planifikonin pushimet e tyre verore. "Të hënën, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian nënshkruan një rregullore mbi Certifikatën Evropiane Digital Coronavirus," tha Ursula von der Leyen.

Ajo vuri në dukje:

 "Kjo çertifikatë do të hyjë në fuqi në 1 korrik, por nëse një Shtet Anëtar dëshiron, ai mund të regjistrohet vullnetarisht më herët. Kjo është ajo që bëri Belgjika. Belgjika tani lejon udhëtimin me një certifikatë dhe lëshon këto certifikata.

Të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht ose ka një test negativ ose janë shëruar nga koronavirusi mund të pajsien me çertifikatë. Deri më tani, 15 shtete anëtare janë regjistruar dhe që nga 1 korriku, të gjitha vendet anëtare duhet të aplikojnë për këto çertifikata dixhitale. "

"Tani planifikoj të filloj turneun në 27 Shtetet Anëtare për NextGenerationEU. Jam shumë kurioze të kontrolloj dhe të shoh se si funksionon kjo certifikatë," përfundoi znj. Von der Layen.
 

 Presidentja e Komisionit, do të udhëtojë sot për në Spanjë, nesër në Greqi dhe Danimarkë dhe të premten në Luksemburg .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco