Çfarë do të ndodhë në ndeshjen Danimarkë –Belgjikë në minutën e 10

Çfarë do të ndodhë në ndeshjen Danimarkë –Belgjikë në minutën e 10

08:13, 16/06/2021

Pas disa ditësh shqetësimi Christian Eriksen është mirë.

Ishte vetë futbollisti i cili e bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram.

’Jam mirë.Më duhet ende të bëj disa analiza në spital, por ndihem mirë. Tani do të bëjë tifo për djemtë e Danimarkës në ndeshjen e ardhshme’’ shkroi ai në postim nga shtrati i spitalit.

Përkundër momentit të vështirë, mesfushori danez vazhdon të mendojë për ekipin e tij kombëtar, të përkushtuar në Euro 2020 , e cila do të përballet me Belgjikën të enjten (17 qershor).

Por edhe shokët e skuadrës kanë menduar t’i organizojnë një suprizë Eriksen.

Christian Eriksen do të të nderohet në Parken gjatë ndeshjes kundër Belgjikës.

Kur ndeshja do të jetë në minutën e 10, si numri i fanellës së Eriksen spektatorët do të ngrihën dhe do të duartrokasin për mesfushorin 29 vjeçarin të Interit, i cili pësoi një arrest kardiak në fushë tre ditë më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco