Milan 'luan tenis' me Torinon, Juventus dhe Atalanta bëjnë detyrën, Lazio fiton në frymën e fundit

Milan 'luan tenis' me Torinon, Juventus dhe Atalanta bëjnë detyrën, Lazio fiton në frymën e fundit

22:48, 12/05/2021

Juventusi skuadra më e rrezikuar për të mbetur jashtë Championsit edhe pas javës së 36-të të Serisë A. Skuadra bardhezi, edhe pse fitoi 1-3 në fushën e Sassuolos, nuk arrin të rikuperojë në renditje, pasi të gjitha skuadrat e kreut arritën të merrnin maksimumin e pikëve.

“Zonja e Vjetër” e nisi keq përballjen me Sassuolon, pas vendësit fituan një 11-metërsh që në minutën e 16-të,  por Berardi gaboi përballë Buffonit. Juvja reagoi pozitivisht duke shënuar dy herë brenda pjesës së parë me Rabiot dhe Ronaldon.

Raspadori shkurtoi përkohësisht diferencën në 1-3 në minutën e 59-të, por Dybala në të 66-tën realizoi golin që vulosi suksesin e bardhezinjve.

Milani shpërtheu me goleadë ndaj Torinos, duke fituar 0-7 në transfertë. Një ndeshje pa shumë histori ajo e zhvilluan në Stadiumin Olimpik të Torinos, ku kuqezinjtë ishin thjesht të papërmbajtshëm. Në pjesën e parë realizuan Hernandez dhe Kessie, ndërsa në fraksionin e dytë e gjeti rrjetën Diaz, sërish Hernandez dhe në fund tri herë rresht Rebic, që meritoi të merrte topin në shtëpi.

Nuk gaboi as Atalanta, që triumfoi 2-0 ndaj Beneventos me gola të Muriel dhe Pasalic, respektivisht në minutat 22 dhe 67.

Nesë bergamaskët dhe kuqezinjtë e Milanit fitojnë ndeshjet e radhës pikërisht ndaj Genoas dhe Cagliarit javën e ardhshme, në sfidën direkte mes tyre në javën e fundit do t’u mjaftojë barazimi, pasi nuk do të mund të arrihen nga Juventusi.

Interi, i saposhpallur kampion i Italisë nuk u kursye ndaj Romës, duke fituar 3-1 me gola të Brozovicit, Vecinos dhe Lukakut, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Mkhitarian, ndërsa Lazio mori tri pikë ndaj Parmës falë golit të Immobiles në minutën e pestë shtesë. Bologna – Spezia përfundoi 2-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco