Kuman injoron Real Madridin: Pashë Juventus-Milan

Kuman injoron Real Madridin: Pashë Juventus-Milan

20:03, 10/05/2021

Ditën e djeshme orari përplasi dy supersfida, atë të Juventus-Milan dhe Real Madrid-Sevilla, teksa deklarata e trajnerit të Barcelonës i ka habitur të gjithë.

Sfida midis Realit dhe andaluzianëve ishte mjaft e rëndësishme për Barcelonën, pasi një hap fals i madrilenëve do të ishte një mundësi e artë për Barcelonën për garën për titull, por trajneri Kuman u shpreh se vendosi të shohë ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Milanit, pasi nuk preferon t’i shikojë ndeshjet e rivalëve.

“Unë pashë 20 minutat e para të ndeshjes në Madrid, por më pas shkova për të parë ndeshjen midis Milanit dhe Juventusit.

Më bën nervoz të shoh ekipet tona rivale. Unë preferoj të shoh një ndeshje tjetër dhe në fund të shoh vetëm rezultatin”, u shpreh Kuman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco