Itali/ Pas Empolit dhe Salernitanës, 6 skuadra ‘luftojnë’ për biletën e fundit të Serie A

Itali/ Pas Empolit dhe Salernitanës, 6 skuadra ‘luftojnë’ për biletën e fundit të Serie A

18:28, 10/05/2021

Pas Empolit, që siguroi ngjitjen në Serinë A dy javë para fundit të sezonit, sot ka qenë radha e Salernitanës që të marrë një biletë për t’u përfaqësuar në elitën e futbollit italian sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Salernos ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Pescarës dhe të mbyllë sezonin në vendin e dytë, që përkthehet në një vend direkt në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se pjesë e Salernitanës është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, i cili ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon në Serinë B dhe ka gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës.

Monza, Lecce, Venezia, Cittadella, Brescia dhe Chievo janë 6 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën “Play Off” dhe vetëm njëra prej tyre do të marrë biletën e mbetur për t’u bërë pjesë e Serisë A edicionin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco