Tmerr te familja e sulmuesit, grabitësit i futen në shtëpi dhe i lidhin gruan bashkë me fëmijët

Tmerr te familja e sulmuesit, grabitësit i futen në shtëpi dhe i lidhin gruan bashkë me fëmijët

18:08, 10/05/2021

Familjarët e sulmuesit të njohur izraelit, Eran Zahavi, kanë parë tmerrin më sy ditën e djeshme, kur futbollisti po përgatitej për ndeshjen me PSV-në.

Disa grabitës, kanë shkuar në shtëpinë e sulmuesit të PSV-së, për të marrë sende dhe vlera monetare.

Sipas rrëfimit të bërë nga gruaja e lojtarit, ata pasi kishin hyrë në shtëpi të maskuar, kishin lidhur fëmijët së bashku me nënën e tyre, duke i mbajtur nën kërcënim, deri sa të merrnin atë që dëshironin dhe për t’u larguar më pas.

Sapo mori vesh lajmin, Zahavi braktisi grumbullimin me skuadrën e tij, duke shkuar menjëherë në shtëpi, aty ku takoi familjarët të cilët për fat të mirë nuk kishin ndonjë problem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco