Sot sfida e dytë e Play-offit në Ligën e Parë në basketboll te femrat

Sot sfida e dytë e Play-offit në Ligën e Parë në basketboll te femrat

12:47, 08/05/2021

Sot (e shtunë) nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja e dytë e finales së “Play-offit” ndërmjet Vushtrrisë dhe United Basketball.  

Kjo është sfida e dytë në finale, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar United Basketball me shifrat 85:64 për të kaluar në epërsi 1:0. 

Nëse fiton skuadra gjilanase, atëherë do të inkuadrohet në EBC Ligën e Femrave, kurse nëse fiton skuadra vushtrriase do të zhvillohet edhe takimi i tretë. 

United Basketball kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e dytë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse Vushtrria në vendin e katërt me nëntë fitore dhe pesë humbje. United Basketball në gjysmëfinale kishte eliminuar Junior 06, ndërsa Vushtrria kishte eliminuar AA Kerasan Prishtinën.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco