VIDEO/ Lille mund Lens dhe shkon në +4 nga PSG, shkëlqen Burak Yilmaz

VIDEO/ Lille mund Lens dhe shkon në +4 nga PSG, shkëlqen Burak Yilmaz

08:59, 08/05/2021

Ishte ndoshta udhëtimi i fundit i ndërlikuar për Lille këtë sezon. Pa Benjamin Andre, një nga më të mirët në fushë, udhëheqësi i Ligue 1 hapi javën e 36-të në ndeshjen ndaj Lens, që ende nuk ka kapur një vend në Europë.

Në fund, Lille ia doli të fitonte me rezultatin 3-0 falë dopietës së Burak Yilmaz në 4 'dhe 40' dhe vulës së Davidit në 60 '.

Me këto tre pikë Lille ngjitet në kuotën e 79 pikëve në renditje, duke konsoliduar vendin e parë me katër pikë më shumë se PSG dy javë nga fundi i kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco