Koeman dëshiron që Messi të qëndrojë

Koeman dëshiron që Messi të qëndrojë

14:28, 07/05/2021

Në fund të kontratës, Lionel Messi nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Barcelona.

Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm për situatën e sulmuesit argjentinas  dhe po përpiqet ta bëjë të tyrin. Mirëpo, blaugranët, të udhëhequr nga presidenti i tyre i ri Joan Laporta, po bëjnë gjithçka për ta mbajtur Messi-n.

Në një konferencë shtypi këtë të premte, Ronald Koeman foli për të ardhmen e “Pleshtit”. “Gjëja më e mirë për ne është që Messi të qëndrojë. Është më lehtë të planifikosh sezonin tjetër me më të mirin në botë në skuadër”, u shpreh Koeman.”  Messi do ta vlerësojë këtë mesazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco