Arteta: Eliminimi? Ndihemi të shkatërruar!

Arteta: Eliminimi? Ndihemi të shkatërruar!

13:37, 07/05/2021

Një sezon për t’u harruar sa më shpejt. Vetëm triumfi në Europa League mund të shpëtonte sezonin e Arsenalit por eliminimi në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni nga Villareali me rezultat të përgjithshëm 2-1, solli një zhgënjim të madh në kampin e topçinjëve të cilët pas shumë vitesh radhazi për herë të parë me shumë gjasa nuk do të luajnë në asnjë kompeticion europian sezonin e ardhshëm. Pas eliminimit nga nëndetsja e verdhë, në një sfidë ku Arsenali u ndal dy herë nga shtylla, trajneri i skuadrës londineze Mikel Arteta u shfaq shumë i mërzitur në intervistën për mediat.

“Ndihemi të shkatërruar, pasi kishim një entuziazëm dhe dëshirë të madhe për të kaluar në finale. E kishim të qartë se sa e rëndësishme do të ishte një gjë e tillë për klubin dhe tifozët. Por edhe për ne, pasi do kishim mundësinë të fitonim trofe dhe të siguronim kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Pësuam një goditje të madhe. Krijuam mjaftueshëm raste për t’u kualifikuar, krijuam më shumë se Villareal, por nuk ia dolëm t’i shfrytëzonim. Frika e shkarkimit? Unë besoj se puna e të gjithëve është nën vëzhgim“, deklaroi Arteta, i cili nuk ka bindur në këto dy sezone në drejtimin e topçinjëve dhe me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni nga Emirates Stadium.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco