Zyrtare: Mësohet data kur fillon sezoni 2021/22 në Serie A

Zyrtare: Mësohet data kur fillon sezoni 2021/22 në Serie A

22:21, 05/05/2021

Me 22 gusht do të startojë ndërsa me 22 maj do të përfundojë sezonin 2021/22 në Serie A.

Katër javë nga fundi i sezonit aktual, ku tashmë është shpallur kampion Interi, Liga e Serisë A në Itali është mbledhur për të caktuar edhe datat e sezonit të ri.

Kështu është vendosur që kampionati të startojë më 22 gusht, ose rreth 40 ditë pas përfundimit të Kampionatit Europian. Ndeshjet e fundit të sezonit 2021/22 do të luhen me 22 maj të vitit 2022.

Kurse shorti për kalendarin e ri pritet të hidhet gjatë muajit korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco