Gjakosi arbitrin/ U arratis nga dritarja e tualetit, futbollisti dorëzohet në polici

Gjakosi arbitrin/ U arratis nga dritarja e tualetit, futbollisti dorëzohet në polici

21:14, 05/05/2021

Një incident i rëndë u regjistrua në sfidën Sopoti-Mirdita, ku në minutën e 41-të u dhunua gjyqtari Klajdi Qëndraj, duke u gjakosur nga agresori, Armando Marku.

Lojtari i Mirditës u fut në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit mundi të arratisej.

Kur policia ka hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti agresor ia ka mbathur dhe nuk kanë mundur ta arrestojnë. 

Burime pranë komisariatit të Cërrikut bëjnë me dije se futbollisti Armando Marku është dorëzuar vetë në komisariat dhe është marrë më pas në pyetje nga unfirmat blu.

Interesant është fakti se Marku, që ka dhunar arbitrin ishte dënuar nga FSHF me 12 muaj pezullim.

Ai luajti me federimin e Ylli Gjegjas në sfidën e sotme ndaj Sopotit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco