Memelli i bindur: Skënderbeu do të qendrojë në Superligë

Memelli i bindur: Skënderbeu do të qendrojë në Superligë

19:02, 05/05/2021

Skënderbeu është një nga skuadrat më në formë të momentit në Kategorinë Superiore. Korçarët kanë mposhtur Bylisin dhe Kastriotin, dy rivalët për mbijetesë e tashëm beson se ky mision është i arritëshëm.

Diferenca me ballshiotët është vetëm një pikë, ndërsa me Kastriotin dy pikë, por trajneri Migen Memelli është i bindur se skuadra e tij do të qendrojë në Superligë. Në një intervistë për “Top Channel”, Memelli ka folur për sfidën e radhës ndaj Partizanit, por edhe për garën për mbijetesë.

“Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik me lojtarët që t’i rikthehej vetëbesimi se vetëm kështu mund të bënin gjëra të mira”.

Sfida ndaj Partizanit? “Partizani është njësoj si ne, e respektojmë por kemi respekt edhe për veten dhe objektivin tonë.

Mbijetesa? “Jam i bindur që Skënderbeu do të qëndrojë”.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco