Zyrtare/ Javi Martinez largohet pas 9 vitesh nga Bayern Munich

Zyrtare/ Javi Martinez largohet pas 9 vitesh nga Bayern Munich

10:16, 05/05/2021

Nëntë vjet dhe 23 trofe të fituar, Javi Martinez largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni.

Ndarjen me futbollistin bask e njoftoi vetë klubi bavarez në faqen e tij zyrtare, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshme. “Muchas gracias Javi”, është titulli i komunikatës së lamtumirës.

Image

“Bayerni dhe Javi Martinez thonë lamtumirë dhe faleminderit nga zemra pas nëntë viteve të suksesshme së bashku. Klubi dhe lojtari kanë vendosur të mos zgjasin kontratën, e cila skadon më 30 qershor. Spanjolli ka mbërritur në Bavari në vitin 2012, duke u shndërruar shtyllë e ekipit”.

Spanjolli do të ndjekë hapat e shokëve të skuadrës si Jerome Boateng dhe David Alaba, që do të largohen sapo të përfundojë sezoni si lojtarë të lirë.

“Unë kam jetuar për këtë klub”, – janë fjalët e Martinez, – “gjithmonë kam dhënë gjithçka dhe jam shumë i lumtur për titujt që kemi fituar së bashku. Bayerni dhe tifozët do të qëndrojnë gjithmonë në zemrën time”.

Javi Martinez pritet të kthehet tek Athletic Bilbao, nga ku u largua drejt Bayernit 9 vite më parë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco