Aguero shikoi tabelën me habi, korrigjoi gabimin e gjyqtarit dhe u bë hit në rrjetet sociale

Aguero shikoi tabelën me habi, korrigjoi gabimin e gjyqtarit dhe u bë hit në rrjetet sociale

09:52, 05/05/2021

Futbollisti argjentinas Sergio Aguero luajti ndeshjen e fundit për Manchester City në Ligën e Kampionëve në “Etihad Stadium” në Angli, dhe futja e tij në fushë nga pankina u bë virale në rrjetet sociale për shkak të një gabimi të gjyqtarit.

Aguero hyri në fushë në minutën e 85-të në vend të Foden, dhe kur gjyqtari ngriti tabelën për të kryer ndërrimin zyrtarisht,  ai shfaqi në tabelë numrat 47 (Foden) dhe 9 (Gabriel Jesus). Veprimi u pikas menjëherë nga lojtari argjentinas, i cili reagoi menjëherë dhe korrigjoi arbitrin.

Image

Gabriel Jesus hyri në fushë tre minuta para Aguero-s, në minutën e 82-të, në vend të De Bruyne, dhe mbetet e paqartë se si gjyqtari bëri një gabim të tillë. Megjithatë, gjithçka u zgjidh shpejt dhe pas një reagimi disi komik veprimi u korrigjua. Dje ishte hera e fundit që  në “Etihad” tregohej numri dhjetë i veshur nga Sergio Agüero.

Sulmuesi mbërriti në Manchester në vitin 2011, teksa më parë ka luajtur për Atletico Madrid dhe Independiente, si dhe ekipin kombëtar të Argjentinës.

Inter dhe Juventus janë të interesuar për sulmuesin me përvojë, i cili do të mbushë 33 vjeç në qershor. Aguero thuhet se tashmë ka marrë pesë oferta për të vijuar karrierën. Përveç klubeve italiane, Chelsea, PSG dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për të, dhe gjatë karrierës së tij ai ka thënë vazhdimisht se do të kthehet në Argjentinë (vendi i lindjes) pas Anglisë. Mbetet për t’u parë...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco