Bruno Fernandes e lidh të ardhmen e tij...me atë të Paul Pogba

Bruno Fernandes e lidh të ardhmen e tij...me atë të Paul Pogba

14:37, 22/04/2021

Siç e dimë, Manchester United dëshiron të rinovojë me Bruno Fernandes . Të kënaqur  me peformancën e tij (24 gola në 46 paraqitje në Premier League që nga transferimi tek United në janar 2020), Djajtë e Kuq kanë përgatitur një kontratë të rishikuar gjerësisht.

Të ardhurat e mesfushorit portugez do të dyfishohen dhe ai do të bëhet një nga shtatë lojtarët më të paguar tek United (12 milion € në vit) . Në parim, lojtari Lusitanian, i kënaqur në Old Trafford, është padyshim i gatshëm për të rinovuar.

Mirëpo, sipas informacionit të “The Sun”, portugezi ka vendosur një kusht për zgjatjen e kontratës. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për qëndrimin e Paul Pogba tek Manchester United. Informacioni mund të jetë i papritur, por ish futbollisti i Sporting e konsideron kampionin e botës me Francën 2018 si thelbësor për ekipin për të fituar tituj në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco