Boniek: A donte Agnelli të ndihmonte futbollin me Super Ligën? Kjo më bën të qesh

Boniek: A donte Agnelli të ndihmonte futbollin me Super Ligën? Kjo më bën të qesh

11:53, 22/04/2021

Ish-lojtari i Juventusit, Zbigniew Boniek, i cili së fundmi është emëruar nënkryetar i UEFA-s, ka dhënë një intervstë për “Corriere dello Sport”, ku foli në lidhje me krijimin e Super Ligës: "Unë jam sportist. Për mua, vlerat dhe sinqeriteti vijnë para çdo gjëje tjetër".

Ish numri një polak më pas hyri në detajet e projektit Super Ligës: "Kam lexuar intervistat të Andrea Agnelli. Zbulova se dëshironin të krijonin Super Ligën për të ndihmuar botën e futbollit. Kjo më bën të qesh. Ata klube kanë probleme financiare, sepse nuk dinë si të menaxhojnë burimet e tyre. Obsesioni për të fituar ka mundur kontrollin e kostos. Unë lexoj  sërish Agnelli-n: "Institucionet sportive kanë kontrollin e ngjarjeve, rreziku ekonomik bie ekskluzivisht mbi klubet. Më vjen keq, Andrea, por pse nuk jeni ankuar për këtë kur ishit shef ekzekutiv i UEFA-s? Për të mos përmendur që UEFA ri-investon të ardhurat ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco