Drita për tu shpallur kampion, Istogu për të barazuar serinë finale

Drita për tu shpallur kampion, Istogu për të barazuar serinë finale

10:57, 22/04/2021

Sot (e enjte) do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “Play-off”-it të Ligës së Parë në basketboll ndërmjet Istogut dhe RC Cola Drita.
Takimi do të zhvillohet në Klinë nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në Kujtesa dhe ArtMotion. 

Nëse gjilanasit fitojnë atëherë do të shpallen kampionë të Ligës së Parë dhe do të inkuadrohen në Superligë për edicionin e ardhshëm, ndërsa nëse fitojnë istogasit, do të zhvillohet edhe përballja e tretë, që do të përcaktojë kampionin. 

Skuadra që shënon dy fitore shpallet kampion, kurse finalisti do të luajë në “Play-out” ndaj Trepçës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e parë finale Drita fitoi 92:74. Edhe në edicionin e rregullt, gjilanasit kishin shënuar dy fitore përballë skuadrës nga Istogu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco