Conte: Unë si trajner besoj shumë te meritat sportive, UEFA të reflektojë

Conte: Unë si trajner besoj shumë te meritat sportive, UEFA të reflektojë

10:26, 22/04/2021

Trajneri i Interit, Antonio Conte, në fund të ndeshjes kundër Spezia, e cila u mbyll në barazim 1-1, foli për Superligën.

“Unë si trajner besoj shumë te meritat sportive dhe te respektimi i traditave, ndaj një kompeticion i tillë nuk më duket i përshtatshëm. Megjithatë mendoj se kjo lëvizje duhet të bëjë UEFA-n të reflektojë, pasi në fund të fundit janë klubet e futbollit ato që shpenzojnë për të krijuar një spektakël të tillë dhe duhet të shpërblehen shumë më tepër. Nëse fitohen 10, nuk mund të shpërndahen vetëm tre për klubet, pasi rrezikohet stabiliteti i tyre financiar”, u shpreh trajneri zikaltër përpara se të fliste për barazimin ndaj Spezia-s: “Objektivi është më pranë dhe natyrisht që presioni shtohet., Shumë futbollistë garojnë për herë të parë në nivele të tilla, por po ia dalin mirë. Ndaj Spezias ishte një ndeshje me mjaft intensitet dhe po të kishim fituar, nuk do të kishim vjedhur asgjë. Mund të bënim disi më mirë në pasin e fundit dhe në finalizim, por nga pikëpamja e impenjimit, skuadra bëri shumë mirë”, u shpreh Conte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco