Goditje perfekte me të djathtën, ish-lojtari i Partizanit tund rrjetën në Rumani

Goditje perfekte me të djathtën, ish-lojtari i Partizanit tund rrjetën në Rumani

09:42, 22/04/2021

Realdo Fili ka tundur rrjetën në kampionatin rumun të futbollit. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe i disa ekipeve në Superligën shqiptare është pjesë e Botosanit në ligën e parë rumune dhe në ndeshjen e luajtur ndaj Craiova-s që u mbyll në barazim 1-1, shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.

Në minutën e 12-të, sulmuesi ka bërë një goditje perfekte me topin që është ndalur në trekëndësh. Ky ishte goli i 4-të personal për Filin në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco