Demaj u bashkohet motrave Hajdari në elitën daneze

Demaj u bashkohet motrave Hajdari në elitën daneze

09:41, 22/04/2021

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, do të luaj në edicionin e ardhshëm në elitën daneze. 

Ajo ka firmosur për dy vite me skuadrën Ringkobing, që është promovuar në elitë. 
Te Ringkobingu janë motrat Marigona e Arlinda Hajdari, po ashtu reprezentuese të rëndësishme të Kosovës. 

Demaj është larguar nga skuadra Vendsyssel, që do të luaj në kategorinë e dytë daneze. 

Më herët ka luajtur për Sonderjysken dhe Nykobingun. 

Ajo ka lënduar ligamentet më 8 mars të vitit të kaluar dhe ende është në fazë rikuperimi. 

Por në verë pritet t'u kthehet stërvitjeve të plota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco