FOTO/ I prekur nga malaria, Aubameyang shtrohet në spital. Ja gjendja e tij

FOTO/ I prekur nga malaria, Aubameyang shtrohet në spital. Ja gjendja e tij

22:04, 15/04/2021

Mungon kundër Sheffield United në Premier League këtë fundjavë, por edhe kundër Slavias së Pragës këtë të enjte në mbrëmje në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Europa League, Pierre-Emerick Aubameyang dha lajmin sot se ai që është i sëmurë. Sulmuesi nga Gabonin shpjegoi në Instagram se ai ishte prekur nga malaria disa ditë më parë.

 

“Përshëndetje djema, faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe telefonatat.

Për fat të keq jam prekur nga malaria kur isha me ekipin kombëtar në Gabon disa javë më parë.  Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë, por tashmë ndihem më mirë çdo ditë falë mjekëve të shkëlqyeshëm që zbuluan dhe mjekuan virusin kaq shpejt.

Unë me të vërtetë nuk po ndihesha mirë dy javët e fundit, por do të kthehem edhe më i fortë se kurrë së shpejti”, shkruan sulmuesi i Arsenalit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco