Lamela gjithnjë e më pranë kthimit në Itali, ja klubi që e kërkon argjentinasin

Lamela gjithnjë e më pranë kthimit në Itali, ja klubi që e kërkon argjentinasin

18:51, 15/04/2021

Në mungesë të minutave, Erik Lamela me shumë gjasa do të largohet nga Tottenham këtë verë. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi në pol për të sjellë sërish Lamela-n në Itali, është ai i Napolit. Agjentët e lojtarit kanë negociuar me Milanin dhe Romën, por klubi napoletan është më përpara se të tjerët, pasi Aurelio De Laurentiis ka shtuar kontaktet në ditët e fundit. Pavarësisht destinacionit të tij të preferuar do të ishte Roma (klub me të cilin ka luajtur), Lamela nuk ka gjetur  një marrëveshje me ta dhe për këtë arsye ai është i  hapur për një kalim tek Napoli. Dhe, mbi të gjitha, ai bëri të ditur se ishte i gatshëm të ulte pagën e marrë tek Tottenham, një klub me të cilin ka kontratë deri në 2022.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco