Përballja e parë e finales mes Bashkimit dhe Penzës

Përballja e parë e finales mes Bashkimit dhe Penzës

11:31, 15/04/2021

Finalja e “Play-off”it në EBC Ligën e Femrave do të zhvillohet sot nga ora 19:00 në Prizren.

Kjo është finalja e parë, derisa kampion i EBC Ligës së Femrave do të shpallet skuadra që arrin tri fitore. Përparësinë e fushës e ka skuadra e Bashkimit, që garat e rregullta i përfundoi në vendin e parë me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa skuadra pejane ishte e treta me 13 fitore dhe shtatë humbje.

Në garat e rregullta, Bashkimi dhe Penza janë përballur katër herë dhe në katër ndeshjet ka fituar skuadra prizrenase.

Bashkimi në gjysmëfinale mundi Vëllaznimin në dy ndeshje, kurse Penza ishte më e mirë se Prishtina në dy takime.

Ndeshja do të transmetohet në ArtMotion/Kujtesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco