UEFA ka vendosur që të dënojë klubin e Crvena Zvezdës, pasi tifozët kanë abuzuar në mënyrë racore me yllin e Milanit.
Ibrahimovic ishte në stol gjatë ndeshjes ndaj Milanit në raundin e 32-të të Europa Leagues. Kjo ndeshje ishte menduar se do të luhej me dyer të mbyllura, megjithatë dikush – ende i paidentifikuar – u kap nga kamera duke fyer suedezin.
Familja e tij e kishte origjinën nga Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia, kështu që komiteti disiplinor i UEFA konfirmoi fyerjet raciste dhe brohoritjet provokuese, ofenduese ndaj tij.
UEFA ka gjobitur me një gjobë prej 25,000 € ekipin nga Beogradi dhe ka urdhëruar që loja e tyre e radhës në shtëpi e UEFA-s të luhet me dyer të mbyllura.
Përveç kësaj, klubi u gjobit me 5,000 € për shkelje të protokolleve COVID duke lejuar disa tifozë të hynin dhe mos zbatimi i masave të distancimit social.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: