Golden Eagle Ylli fiton Ligën Unike në Basketboll, ja pamjet nga atmosfera

Golden Eagle Ylli fiton Ligën Unike në Basketboll, ja pamjet nga atmosfera

23:32, 14/04/2021

Ndeshja ishte mjaft interesante, ku Peja e nisi furishëm, duke pasur epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë 27:15, derisa kjo pjesë përfundon 27:19. 

Ylli nuk dorëzohet dhe pesë nga minuta nga fillimi i periodës së dytë, ngushton shifrat në 34:33. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, kurse pjesa e parë përfundon 41:38.

Skuadra nga Theranda vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke afruar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 59:60, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:66. 

Lojë shumë interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku luftohej për çdo top në parket. 10 e fundit ishin shumë interesant dhe dramatik, me rikthime të shumta në rezultat dhe një lojë spektakolare. Dueli u vendos në sekondat e fundit, ku Ylli triumfoi 79:82. 

Te Peja u dalluan Aj Walton me 25 pikë e 10 kërcime, Brandon Walters me 16 pikë e 12 kërcime dhe Laron Dendy me 15 pikë e 9 kërcime, kurse te Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 21 pikë, Gëzim Morina me 15 pikë e 13 kërcime dhe Mitchell Wilbekin me 18 pikë.

Erjon Kastrati u zgjodh MVP i finales. Ky ishte trofeu i parë në histori të klubit për Yllin.

Posted by Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit on Wednesday, April 14, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco