VIDEO/ Vllaznia mund Laçin dhe kualifikohet në finale, plas sherri në fund të ndeshjes

VIDEO/ Vllaznia mund Laçin dhe kualifikohet në finale, plas sherri në fund të ndeshjes

18:09, 14/04/2021

Vllaznia është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët mposhtën në gjysmëfinale Laçin me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Ardit Hoxhaj në minutën e 22-të.

Gjatë gjithë sfidës  skuadrat krijuan shumë raste, por pa arritur t’i konkretizojnë në gol. Nuk mungoi tensioni në fundin e ndeshjes, teksa lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin. Mbrojtësi i Laçit, Obanor, u ndëshkua me karton të kuq, për goditje ndaj kundërshtarit. Shkodranët dhe korçarët janë përballur së fundmi me njëri-tjetrin në një finale Kupe, në vitin 1965, ku triumfonte Vllaznia, me rezultatin 1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco