UEFA konfirmon vendet/ Ja shtetet që lejojnë tifozët në stadium për ‘Euro 2021’

UEFA konfirmon vendet/ Ja shtetet që lejojnë tifozët në stadium për ‘Euro 2021’

14:25, 14/04/2021

UEFA ka njoftuar se cilat vende do mirëpresin tifozët në stadiume për kampionatin Europian.

“Euro 2021” do zhvillohet në stadiumet e qyteteve si të njohura si: Londra, Glasgou, Dublin, Amsterdam, Kopenhagë, Petersburg, Bilbao, Munih, Budapest, Baku, Roma dhe Bukureshti.

UEFA ka konfirmuar se në këto vende do lejohet që 25 për qind i stadiumit të jetë i mbushur me tifozë dhe pritet që të jenë edhe me shumë tifozë në gjysmëfinale dhe finale.

Ja vendet ku do jenë të pranishëm spektatorët në “Euro 2021”:

1.Londër – Angli

2.Amsterdam – Holandë

3.Kopenhag – Danimarkë

4.Petersburg – Rusi

5.Bilbao – Spanjë

6.Budapest – Hungari

7.Baku – Azerbajxhan

8.Romë – Itali

9.Bukuresht – Rumani

10.Glasgou – Skoci

Ndërsa, në Gjermani, ende nuk dihet nëse tifozët do lejohen në stadiume, kurse qyteti i Dublinit në Republikën e Irlandës ka konfirmuar se nuk do lejohen tifozët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco