Mungesa dhe ndryshime në formacion, Brdaric skicon Vllaninë për Kupë

Mungesa dhe ndryshime në formacion, Brdaric skicon Vllaninë për Kupë

11:47, 14/04/2021

Vllaznia luan sot me Laçin për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja e “Loro Boriçit” në fund të saj do dhurojë një biletë për në finalen e 30 majit, ndërsa dy skuadrat kërkojnë me ngulm një vend në të. Për vendasit e Brdaric jashtë do jetë Imami. Mbrojtësi nuk është rikuperuar nga tërheqja muskulare, duke qenë mungesë e sigurt për sot në 16:00.

Për këtë duel, kroato-gjermani i Vllaznisë ka menduar një skemë 4-3-3, duke hedhur nga minuta e parë Salim Cisse në majën e sulmit. Lojtari ishte dje në konferencën për shtyp, teksa besohet se sot do e nisë nga minuta e parë duke pasur kështu shansin e tij, newsport.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (4-3-3): Zogovic, Gurishta, Shehi, Adili, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, A. Hoxhaj, Cisse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco