'Është ndeshja e jetës për ne', flet Muller në prag të sfidës kundër PSG-së!

'Është ndeshja e jetës për ne', flet Muller në prag të sfidës kundër PSG-së!

14:09, 13/04/2021

Thomas Muller mendon se kualifikimi në gjysmëfinale është i arritshëm për skuadrën e Bayern Munchen.

Mesfushori gjerman u shfaq i qeshur në konferencën për shtyp duke lënë të nënkuptohej që humori është i lartë te skuadra gjermane, edhe pse do të vijë në këtë takim me disavantazhin e 1 goli.

Çfarë duhet të ndodhë sot?

Nëse do të krijonim 31 raste për shënim dhe të humbnim, atëherë do të preferoja një skenar tjetër. Është një ndeshje ku duhet të përqendrohemi shumë te detajet, të shënojmë në çdo rast që na paraqitet. E dimë që jemi në gjendje për të bërë gjëra të mëdha dhe te Bajerni fjala frikë nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Sa i madh është rreziku që mund të ndëshkoheni?

Në futboll mund të ndodhë gjithçka. I kam përjetuar të gjithë skenarët, asgjë nuk do të jetë e re për mua. Loja ka disa momente kyçe ku ne nuk duhet të gabojmë. Është kaq e thjeshtë me fjalë, por shumë e vështirë në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët kanë eksperiencën e duhur dhe kualitetin për të bërë një ndeshje të madhe, kjo pasi të gjithë ishin pjesë edhe në arritjet e sezonit të kaluar ku fituam gjithçka si skuadër.

Si e keni planifikuar t’i ndalni Nejmarin dhe Mbapenë?

Mbape është shumë i rrezikshëm. Me mënyrën që luajmë, hapësirat për të janë shumë të mëdha dhe pikërisht këtë duhet të ndalojmë nesër (sot) që të ndodhë. Mbape dhe Nejmar janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Nëse do të rrezikojmë të luajmë përpara, duhet të marrim në konsideratë edhe faktin që mund të ndëshkohemi. Edhe pse kjo do të ishte fatale, duhet të rrezikojmë.

Ka mundësi Bajerni të mbrojë trofeun në Europë?

Për ne kjo gjë do të ishte shumë e rëndësishme. Jemi duke punuar që nga shtatori për të mbrojtur titullin. Fatkeqësisht nuk kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, por do ta provojmë edhe më këto forca të pakta që disponojmë. I kemi të gjitha shanset për të kthyer ndeshjen në favorin tonë.

Rrezikohet sezoni në rast eliminimi?

Do të ishte e rëndë pasi përveç kampionatit nuk do të kishim më asgjë për të luftuar. Duke parë edhe eliminimin nga Kupa e Gjermanisë, Champions-i është objektivi i dytë madhor pas kampionatit për t’u fituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco